Ministrja e Arsimit njoftoi se do të hapen pas 5 vitesh bllokimi programet e doktoraturave në universitete ndërsa do të synohet që studentët të kryejnë punime që vërtetë i shërbejnë shkencës. Në një konferencë për shtyp ku njoftoi datën e zhvillimit të zgjedhjeve nëpër universitete, Besa Shahini tha se do të hapen programet e doktoraturave dhe të masterave ekzekutivë dhe se kriter për këtë është që studentët aplikues duhet të kenë bërë publikime në të paktën 3 intervista shkencore ku njëra prej tyre duhet të jetë e një rëndësie tepër të lartë në botën akademike.
“Çështja tjetër është se hapim ciklin e tretë të studimeve, pra po flas për doktoraturat dhe programin e masterave ekzekutivë. Qëllimi i ligjit të Arsimit të Lartë është që doktoranti t’i kontribuojë shkencës. Studenti duhet të ketë tre artikuj në revista shkencore. Kandidati për doktoraturë duhet të publikojë në revista shkencore. Afatet për aplikimin e doktoraturës është 15 shkurti ndërsa për vitet e tjera duhet të jetë në shtatorin e vitit të mëparshëm. Aplikimi për 2021 duhet në brenda 15 shkurtit”, ka thënë Shahini.