Hapet Namazgjaja/ Erdogan sulmon Izraelin: Bombarduan kisha, xhami e civilë

AKTUALITET


Gjatë fjalës së tij në përurimin e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayp Erdogan ka folur dhe për luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Ai ka sulmuar Izraelin, duke thënë se bombarduan kisha, xhami dhe civilë.

Sipas Erdogan, qeveria e Izraelit e ka treguar sërish se nuk ka ndërmend të vendos paqen në rajon dhe së fundmi e tregoi qartë duke sulmuar shtetin e Libanit.

“Sic e dini edhe ju ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit i Izraelit në Gaza, janë 50 mijë vëllezër palestinezë që kanë rënë martir në sulmet e Izraelit, janë bombarduar xhami, kisha, shkolla, universitete, qeveria izraelite vijon sulmet barbare, dhe tani Izraeli e ka çuar politikën e tij në drejtim të Libanit.

Është një detyrim i moralit i ndërgjegjes tonë njerëzore që të qendrojnë kundër terrorizmit që aplikohet në Izrael dhe Palestinë. Qeveria e Izraelit dhe Netanyahu e ka treguar sërish se nuk ka ndërmend të vendos paqen në rajon dhe së fundmi e tregoi qartë duke sulmuar shtetin e Libanit.

Të dashur vëllezër dhe motra shqiptarë dua ti bëj thirrje komunitetit ndërkombëtarë që duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje. Duhet të mbajmë një qendrim të përbashkët. Dua që të gjitha adhurimet të pranohen nga i madhi zot”, u shpreh ai./abcnews.al



Skip to toolbar