Hapet Ura e Madhe në Kukës/ Një nga veprat më të rëndësishme infrastrukturore

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku morën pjesë në inagurimin e hapjen e Urës së Madhe në Kukës. Ura sjell edhe një arkitekturë të veçantë për nga përmasa inxhinierike dhe estetike, për të gjithë udhëtarët.

“Ura është një vepër e veçantë, jo vetëm nga ana si vepër arti, por edhe nga struktura dhe metodologjia e saj e punës. Ura në vetvete ka kushtuar e gjitha rreth 40 milionë euro përfshirë edhe dy rrugët e aksesit, të hyrjes e të daljes. Ura ka veçori të jashtëzakonshme sepse si urë është ndërtuar e gjitha jashtë dhe pas ndërtimit, ura është spostuar nëpërmjet lundrimit. Është shumë e veçantë, shumë e jashtëzakonshme, nga të rrallat mund të themi në Evropë të paktën, nga njohuritë që kemi sepse e bën të rrallë, niveli i liqenit i cili ndryshon për rreth 40 metra.” – shpjegoi inxhinieri, drejtues i punimeve.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama tha se: “Tani është shumë e rëndësishme që ura hapet edhe hapet për të gjithë, edhe për ata që ç’nuk thanë për urën, deri tek lajmi nga penxherja që iu këputën këmbët urës, s’ka këmbe, e ka trupin të shtirë përgjatë një hapësire drite që është nga më të mëdhatë, hapësira drite të një ure në Europë. Falë dhe talentit dhe nuk diskutohet eksperiencës së projektuesit italian, por falë dhe punës së bërë nga kompania. Dhe ndërkohë pasi ura mbaroi duheshin plotësuar dhe kushtet për dy a tre komunitete  të tjera rreth kësaj zone, të cilave u duhej dhënë akses në mënyrë që të garantohej lehtësia e transportit për ta. Kështu që sot jemi ne ditën e bukur me diell të hapjes së urës. Gjëja që duhet kuptuar, vetëm se kush s’do ta kuptojë s’ka për ta kuptuar, është ekzakt kjo, që nga pikëpamja e trasesë rruga ishte hapur me këto ngërçet e tmerrshme këtu në hyrje te qytetit të Kukësit dhe në zonën ku u ndërtuan ato urat e tjera, por nga pikëpamja e volumeve dhe e garancive e standardeve ishte bërë vetëm gjysma e volumit të punës.”

Ura e re e Kukësit ka dy bazamente prej betoni në brigjet e liqenit, ndërsa në të gjithë gjatësinë e saj është konstruksion metalik, me një hark të madh pa këmbë të ndërmjetme.



Skip to toolbar