Delegacioni i BE-së në Tiranë e ka konsideruar hap të rëndësishëm për Shqipërinë, çeljen e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm.
Gjithashtu delegacioni i BE-së shprehet se do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi.
“Një hap tjetër i rëndësishëm për Shqipërinë në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian: hapja e grupkapitullit për Tregun e Brendshëm! Tani është e rëndësishme të miratohen dhe zbatohen reformat që lidhen me BE-në. Vijimi i përafrimit me legjislacionin e BE-së e afron Shqipërinë me një Evropë më të bashkuar dhe më të sigurt. BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në çdo hap të këtij rrugëtimi”, thuhet në reagim.