Hapja e teatrit të Universitetit të Arteve, Rama: M’u dha mundësia t’i ktheja këtij vendi shumë pak nga çfarë mora

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ishte pjesëmarrës në mbrëmjen e hapjes për publikun të teatrit të Univeritsetit të arteve, të cilin e konsideron trashëgimi kulturore.

Rama tha se është mirënjohës për gjithçka ka marrë ai vetë nga salla, ndërsa shprehet se është i lumtur që iu dha mundësia t’i kthejë sallës shumë pak nga çfarë mori.

“Sot kemi përmbyllur një amanet dhe për hir të vërtetës kjo punë jo shumë e lehtë që është bërë këtu, nuk është sallë e re dhe as e vjetër, por është një monument kulture.

Është në një kuptim të drejtpërdrejtë amaneti i historisë së kësaj salle, por i parë pak më ndryshe jo si një histori që ka përfunduar që ka përfunduar, por që vazhdon, jo histori emrash por hapësire që ka qenë qysh në krye të herës, e pasionit, ëndrrave dhe dëshirave të patregueshme për nga forca e tyre, e takimeve mes atyre që e zotëronin skenën dhe atyre që ëndërronin ta zotëronin.

Nuk do të flas për të shkuarën, dua të them se sot kjo sallë u vihet në dispozicion atyre që kanë misionin tu përcjellin të tjerëve eksperiencën e tyre dhe atyre që vijnë me misionin për të marrë eksperiencë. E fundit që dua të them është se, kjo sallë sot plotëson dhe një nevojë të shumë e shumë viteve, për të qenë dhe vetë po aq rrezatuese dhe mbresëlënëse sa të gjithë ato talenteve që nga kjo sallë u ngjitën në majat e botës, për të mahnitur miliona spektatorë nëpër botë. 

Prandaj, me një shprehje mirënjohjeje për gjithçka që unë personalisht mora nga energjia e kësaj salle, dhe me kënaqësinë që mu dha mundësia që t’i kthej këtij vendi shumë pak, por sidoqoftë diçka nga aq shumë sa ky vend më dha, u uroj të gjithëve të mirat”, tha Rama.



Skip to toolbar