Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj po vlerëson se kryefjala e Albin Kurtit, janë politikat blokuese, shantazhuese dhe uzurpuese.
Siç thotë ai, Kurti dhe përfaqësuesit e tij, po e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet, transmeton klankosova.tv.
”Politikat bllokuese, shantazhuese dhe uzurpuese janë kryefjala e Albin Kurtit. Pezullimi i seancës në mënyrë arbitrare, edhe pse ishin numrat për vazhdim, e shfaq edhe një herë qartë se kush janë këta njerëz që e mbajnë peng Kosovën tash e më shumë se katër vjet.
Kosova dhe karakteri i saj parlamentar, demokratik dhe properëndimor nuk do të rrëshqasin për shkak të tekeve dhe dëshirave autokratike e diktatoriale të lindjes.
Është fare e thjeshtë:
Dorëhiqu – nuk mundesh t’i kesh dy pozita.
Propozojeni dhe formojeni kryesinë e Kuvendit.
Formo Qeverinë.
Nëse nuk mundesh – ik, lësho rrugë.
Përndryshe, pushtetin do t’ia kthejmë sovranit – e aty mashat do të digjen”.