Haradinaj takon Palmer: Gati për dialog me Serbinë

AKTUALITET


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur se Kosova është gati të nisë dialogun me Serbinë për njohje reciproke dhe pa ndryshim, kufijsh. Deklarata është bërë gjatë një takimi që Haradinaj zhvilloi me të dërguarin e Posaçëm të Sekretarit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Matheë Palmer.

Haradinaj shkruan në tëitter se Kosova është e palëkundur në fuqizimin e marrëdhënieve dypalëshe me SHBA dhe thellimin e miqësisë së përhershme mes dy vendeve.

“Kosova mbetet fuqimisht e vendosur për të forcuar më tej marrëdhëniet strategjike me SHBA”, shkruan Haradinaj.

Në vazhdim, ai ka thënë se rikthimi në tavolinën e dialogut pa kushte për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rruga e vetme për arritjen e një marrëveshje dhe rruga e vetme që i afron këtu dy shtete me BE.

“Në takimin me zotin Palmer unë përsërita faktin se Kosova është gati të dialogojë me Serbinë, pa kushte, për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke bremda kufijve ekzistues”, shkruan Haradinaj.

Haradinaj ka pohuar se caktimi i Zëvendës ndihmës Sekretarit, Mattheë Palmer, si i dërguari i posaçëm për këtë temë, nga Departamenti i Shtetit, është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga SHBA.

Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës është pezulluar që pas vendosjes së taksës 100% për mallrat serbe nga ana e qeverisë së Kosovës. Më herët Haradinaj është shprehur se taksa do të qëndrojë në fuqi deri në njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia./realstory.al



Skip to toolbar