Kamala Harris dhe Donald Trump zhvilluan të martën debatin e tyre të parë presidencial. Për 90 minuta e gjithë vëmendja u përqendrua tek kjo përballje.
Kandidatët shkëmbyen kritika të ashpra për një gamë të gjerë çështjesh. Në një intervistë në “Real Story” në ABC News, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare Adrian Shtuni komentoi lidhur me debatin, ku u shpreh se ish-presidenti Donald Trump nuk rezultoi aspak fitues. Shtuni gjithashtu tha se Trump ra në grackat që i ngriti Kamala Harris.
“Mbrëmja e djeshme nuk shkoi në favor të ish-presidentit Trump. Ra në të gjitha grackat që i ngriti Kamala Harris. Ky është një problem i Trump, pasi nuk di të përmbahet. Performanca e ish-presidentit Trump ishte e dobët. 70% në Fox News thanë që ka fituar Kamala Harris dhe 63 % në CNN thanë po që ka fituar Kamala Harris. Por duhet të kuptojmë që nuk determinon përfundim sepse ka edhe shumë kohë. Dhe tjetra është fakti që Taylor Swift doli me një mbështetja menjëherë pas debatit për Kamala Harris”, tha ndër të tjera Shtuni./abcnews.al/