Harta e infrastrukturore e Shqipërisë, Belinda Balluku: Aksi Kashar-Lekaj lidh veriun dhe jugun pa kaluar në Tiranë

AKTUALITET


Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës Belinda Balluku, ishte sot e pranishme në aktivitetin Infrastruktura, arritjet dhe Sfidat për Shqipërinë 2030.

Balluku tregoi të gjitha investimet infrastrukturore të përfudnuara në ven. Kryesisht zëvendëskryeminsitrja u dal më shumë tek aksi Kashr-Lekaj, i cili është një segment tërësisht i ri dhe që lidh akset e veriut të vendit me ato të jugur pa kaluar në kryeqytet.

“Ka dy korridore ka Korridorin Blu dhe Korridorin e 8. Korridori Blu një nga korridoret më të rëndësishme evropiane, një korridor i transportit të mallrave dhe të pasagjerëve. Murriqan-Balldren është një aks i cili e ka studimin e tij dhe ne na mbetet vetëm për të vendosur mënyrën e financimit të këtij projektit. Loti Thumanë-Milot ky është një projekt i përfunduar, është një kontratë e lidhur, jemi në fazën e mobilimin e kantierit për të nisur direkt punimet.

Thumanë-Kashar është një segment i përfunduar. Nga 30 Qershori e deri më sot kanë kaluar 6.5 milionë automjete.Në harkun e 2- viteve do të dorëzojmë Thumanë-Milot dhe Milot Balldren. Nga Kashari në Lekaj kemi një gjurmë krejtësisht të re që lidhet me Tiranën, duke krijuar kështu një udhëtim pre 33 kilometrash siç është Korridori Blu me një shpejtë 130 k/orë.

Duke i dhënë një akses të gjitha autostradave të Veriut që të lidhen me ato të jugut pa kaluar në kryeqytet. Ky segment është tërësisht i ri. Ne kemi 2 tunele, 6 ura, 5 ura dhe 9 nënkalime. Një vepër infrastrukturore e kompletuar me të gjitha veprat e artit, nuk është e lehtë të. Lekaj-Kashar do të dorëzohet në afat me të gjitha parametrat kryesore siç e parashikon kontrata”, tha Belinda Balluku.



Skip to toolbar