Harta e re territoriale do të jetë gati brenda muajit korrik. Mazhoranca garanton se do I qëndrojë afateve të përcaktuara në komisionin e posacëm ndërsa nuk do të ketë kompromisë sa I përket cilësisë së reformës, në mënyrë që ajo ti rezistojë kohës.
“Kushtet jane te atilla qe ne te kemi reforme cilesore. Ne duam te krijojme nje sistem qe eshte ne te mire te menaxhimit te territorit. Reforma shpeshhere deri diku keqkuptohet kur mendohet se reforma territoriale ka te beje me kufinjte ne fakt funksionet jane me te rendesishme. Në fund komisioni do dale me një produket” tha Demo.
Ministri Demo nuk dha detaje sesa duhet të jetë numri I bashkive por nënvizoi se reforma duhet ti përgjegjet sfidave të së ardhmes, më në krye ndryshimet që burojnë nga anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Realiteti i ri me të cilin do të ballafaqohemi kërkon shumë energji, edhe nga ato lokale që ato duhet të jenë të gatshme për të ngritur veten e tyre në një nivel tjetër dhe ne të jemi të gatshëm t’i ndihmojmë. Procesi i integrimit është shumë kompleks dhe kërkon detyrimisht një transformim radikal të të gjitha institucioneve. Një cunami është duke ardhur nga pikëpamja rregullative dhe e standardeve të reja që bashkitë duhet të plotësojnë”, u shpreh ministri.
Demo pranoi ecurinë e ngadaltë të Komisionit të Posacëm ndërsa nënvizoi nevojën e një reforme konsensuale nga të gjitha palët e përfshira në proces. Ministri I shtetit për pushtetin vendor tha se duhet të nisin sa më parë turet në të gjithë vendin më mënyrë që të ketë një informim të gjerë të institucioneve të përfshira, qytetarëve dhe grupeve të interesit.
