Hashim Thaçi: Kosova nuk e ka luksin të ketë kryeministër që armiqësohet me SHBA-në dhe Shqipërinë

AKTUALITET


Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Albin Kurti është sjellë si një dificit politik në krye të qeverisë në Prishtinë.

Thaçi tha se Kosova nuk e ka luksin që të ketë kryeministër, që armiqësohet me Amerikën dhe me Shqipërinë.

Kosova nuk e ka luksin të ketë kryeministër që të armiqësohet me SHBA dhe Shqipërinë dhe të ketë dashuri me Beogradin. E vlerësoj hapjen e kufijve me Shqipërinë të qeverisë Hoti. Kurti ka mbajtur disa kauza pseudo-patriotike. Kushtetuta e Kosovës është shumë e qartë dhe askujt nuk ia marr kompetencat. Unë kam detyrat e mia në Kushtetutë. Nuk ekzagjeroj diplomacinë serbe e politikën e tyre, sepse ata kanë humbur vazhdimisht kundër ne. Ne duam që tëq dalim faqebardhë dhe në fund të kemi njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova nuk ka luksin të ketë dificentë politikë e institucionalë dhe të papjekurisë politike”, tha Thaçi.

Në lidhje me faktin se kur do ta kemi një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, Thaçi u shpreh se këta muaj do të jenë decizivë për diçka të tillë, duke thënë se marrëveshja bën që të shtohet stabiliteti rajonal.

“Unë nga natyra jam optimist dhe gjithmonë mbes me shpresë se të gjitha përpjekjet e SHBA, të NATO-s. Nuk jam në dijeni të lobimeve për marrëveshje me Serbinë, por i besoj deklaratat e ambasadorit. Unë dua të besoj se pas disa javësh e muajsh do të shkohet në një proces shumë më dinamik dhe do të ketë një marrëveshje mes të dyja vendeve. Të dyja vendet fitojnë, për paqen dhe stabilitetin rajonal”, u shpreh Thaçi.



Skip to toolbar