Avancon puna për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka hapur tenderin për ndërtimin e kësaj linje hekurudhore si dhe të sinjalistikës plotësuese.Në kontratë parashikohet konkretisht “Ndërtimi i seksionit hekurudhor Vorë –Hani i Hotit, duke përfshirë punimet civile dhe sistemin zanor për sinjalizimin e telekomunikacionin”.
Kompanitë e interesuara do të kenë afat që të dorëzojnë ofertat deri në datën 24 janar të vitit të ardhshëm. Hekurudha e re do të jetë e elektrifikuar ndërsa shpejtësia e lëvizjes së trenave do të jetë deri në 120 kilometra në orë, ndërsa koha mesatare e udhëtimit nga Vora në Hanin e Hotit do jetë 2 ore.Projekti parashikohet të përfundoj në 2030.Në total ndërtimi i kësaj linje hekurudhore kushton 356 milionë euro, dhe parashikohet të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare..
Linja hekurudhore lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Ky segment është pjesë e Rrjetit Trans-Europian të Transportit të BE-së që përfshin hekurudhat, rrugët ujore të brendshme, rrugët e transportit detar të shkurtër dhe rrugët për të lidhur qendrat urbane, portet, aeroportet dhe terminalet.
Hekurudha Vorë-Hani Hotit kalon në shtatë bashki dhe përshkon Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me drejtim nga jugu në veri. Projekti parashikon ndërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, një tuneli me gjatësi 320 metër, ndërtimin e 12 urave etj.Kjo linje hekurudhore pritet të ketë një fluks prej 2.milion udhëtarësh/vit dhe volum mallrash prej 900 mijë tone në vit.