Helmimi i çiftit në Librazhd, përmendet bashkëshorti dhe rrëfen misterin

AKTUALITET


Olsi Hajdari, i cili mbijetoi nga helmimi në dhomën e çiftit, ku humbi jetën bashkëshortja e tij, Rezarta Hajdari, vetëm pesë ditë pas dasmës, është përmendur dhe ka rrëfyer se çfarë ka ndodhur natën e tërmetit, ndërkohë që familjarët e tij kanë hedhur dritë dhe mbi akuzat e ngritura nga familjarë të nuses, të cilët kanë ngritur dyshime për helmim.

Sipas të dhënave, pas dy ditësh në koma, Olsi vetëm dje ka mundur të ndërgjegjësohet. “Ne hëngrëm darkë me familjen dhe vajtëm e u shtrimë. Morëm edhe një mangall me prush e vendosëm në dhomë dhe kaq. Asgjë tjetër nuk mbaj mend. Se si më kanë dërguar në spital se kush më ka dërguar, nuk di fare asgjë”, tregoi ai.

Të prekur nga kjo tragjedi, prindërit e 27-vjeçarit, Dilaveri dhe Bukurija, tregojnë momentet e përjetuara mëngjesin e 13 Dhjetorit. “Hapa derën e dhomës. I gjeta të shtrirë në krevat. Djali kishte rënë, ndërsa nusja ishte mbështetur mbi gjoksin e djalit. O Dilo (i shoqi) më paskan vdekur fëmijët i thashë”, tregon zonja Bukurie.

Por si të mos mjaftonte fatkeqësia që i pllakosi, një tjetër barrë e rëndë për to janë lajmet e publikuara lidhur me ngjarjen. “Se ne na iku zemra, na iku shpirti, edhe si na shkruajnë ne kot më kot portalet e televizionet. Ne na djeg shpirti. Na u shua familja, tani të futemi në sherr edhe me mikun, sepse jemi rreth miqësie. Sepse ata kanë dëgjuar që janë helmuar. Pse të ndodhin këto gjëra kështu? Kanë shkruar kot më kot!”, tregon daja i Olsit. Olsi ishte me fat, ai i shpëtoi vdekjes, duke zgjidhur kështu edhe enigmën e krijuar për tre ditë me radhë. Më herët, vëllai i Rezartës, ka pretenduar se ata mund të jenë helmuar, por tha që do të presë hetimet e policisë mbi këtë çështje.

Pas helmimit të çiftit, policia ngriti një sërë pistash hetimore, duke dyshuar se çifti edhe mund të jetë vetëhelmuar me fotoksinë, por kjo është rrëzuar nga ana e të mbijetuarit.



Skip to toolbar