Vijon fluksi i qytetarëve të paraqitur në spitalin e Krujës për të marrë ndihmë mjekësore me simptoma të helmimit.
Mësohet se aktualisht në spital janë paraqitur për të marrë mjekim rreth 320 persona.
Qytetarët kanë pasur simptoma si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë.
Situata ka filluar të dielën dhe vijon edhe mëngjesin e sotëm.
Kujtojmë se nga ana e personelit të Shëndetit Publik janë marrë disa mostra të ujit të rrjetit, të cilat janë dërguar për ekzaminim, por analizat ende nuk janë bërë të ditura.