Heqja e dinarit serb/ Rama: Duhet koordinim, por Kosova po respekton Kushtetutën

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama reagon lidhur me vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr dinarin nga qarkullimi dhe për të lejuar  shkëmbimet tregtare dhe shërbimet vetëm në euro.

“Ndërsa të gjithë jemi dakord që qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit” shkruan Rama në një postim në X

Ndërkohë ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, përsëriti sot kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për shtyrje të vendimit për zbatim të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).  Ai i ka bërë këto deklarata, pas një takimi që ka zhvilluar të hënën me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe diplomatë tjerë të huaj.

Rregullorja e BQK-së – që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt – parasheh që valuta e vetme për kryeje të pagesave në Kosovë të jetë euroja. Kështu, serbëve të Kosovës u pamundësohet përdorimi i dinarit.



Skip to toolbar