Heqja e ligjit të luftës me Greqinë, Kuvendi miraton projekt deklaratën e PDIU-së

AKTUALITET


Kuvendi ka miratuar me 96 vota pro dhe asnjë kundër projekt deklaratën e PDIU-së për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë.

Drafti i PDIU-së kërkon prej parlamentit shqiptar, angazhim me parlamentin grek, që një ligj të tillë të mos ekzistojë më.

Në funksion të kësaj parashikohet ngritja e një grupi pune që në objekt të tij do të jetë aborgimin e ligjit të luftës dhe trajtimi të çdo problematike tjetër që ekziston ende mes dy vendeve.

Më herët, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi e cilësoi këtë ligj si një absurditet historik dhe juridik që duhet të hiqet.

Ai tha se nuk mund të ekzistojë një ligj i tillë mes dy vendeve që kanë nënshkruar një traktat miqësie.



Skip to toolbar