Heroi i plazhit në Spille, shpëton pushuesin e dytë në dy javë punë

AKTUALITET


Një roje bregdetare në Spille të Kavajës është kthyer në një hero për pushuesit, pasi brenda pak ditwsh u ka shpëtuar jetën dy personave në det. Rasti dytë i shpëtimit ka ndodhur në plazhin Malibu në Spille, ku një djalë 18-vjeçar është gjendur në vështirësi e në momente paniku. Ka qenë vrojtuesi i plazhit,  Enea Sina, i cili ka ndërhyrë menjëherë me mjetin e shpëtimit. Pasi ka arritur tek i rrezikuari, Enea e ka transportuar në breg shëndoshë e mirë.

Për këtë roje bregdetare është java e dytë e punës dhe me kaq pak ditë, ai ka arritur të shpëtojë dy persona që rrezikuan të mbyteshin. Shpëtimin e parë ai e ka bërë, më datë 6 korrik ku si për çudi ishte edhe dita e tij e  parë në punë si i certifikuar si roje në Spille.



Skip to toolbar