“SPAK, hetim zyrtarëve të korruptuar”, Kraja: Do jem agresiv

AKTUALITET


Kandidati Arben Kraja, që synon të bëhet drejtues i Prokurorisë Speciale, tha se ai do të jetë më agresiv. Duke folur për strukturën hetimore të SPAK, Kraja tha se ai do të krijojë dy seksione, atë të hetimit të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe të krimit të organizuar.  “Duhet të kemi dy seksione, krimit të organizuar dhe korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Në raport me sjelljen do të mundohem që të jem më agresiv”, tha Kraja.

Prokuroria Speciale pritet të përballet edhe me presione. Por si do ti përballojë këto presione Arben Kraja? “Ne jetojmë në një vend ku të gjithë i njohin të gjithë. Unë kam garancitë ligjore në vendimmarrje, e dyta përzgjedhja nga ana juaj e një grupi që ka plotësuar kushtet, dhe e treta vullneti për të zbatuar ligjin me korrektësi. Asnjëri nga ne nuk i ka borxh askujt”, tha ai.

Kraja foli dhe për marrëdhëniet me median dhe krijimin e BKH. Për këtë institucion, Byronë Kombëtare të Hetimit, Kraja i bëri thirrje BE dhe SHBA të sjellin sa më shpejt ekspertët për të ngritur BKH-në.   “Do të nge sektorin e bashkëpunimit me ndërkombëtarët. Duhen rinovuar marrëveshjet me homologët, duhet vlerësuar nevoja edhe për kontakte të reja. Duhet të jemi serioz, profesional dhe të besueshëm, prokurorët i  kanë këto cilësi. Reforma nuk do të ishte realizuar pa kontributin e ndërkombëtarëve. I bëj thirrje misionit të drejtësisë së BE dhe SHBA të sjellin sa më shpejt ekspertë për të ngritur BKH-në”, tha Kraja.

Ndërsa për median, ai shtoi se më parë marrëdhëniet nuk kanë qenë aty ku duhet, ndërsa tha se ky raport do të ndryshojë. “Në raport me median. Roli me median është i rëndësishëm. Media ka detyrë të informojë publikun për cilësinë e produktit. Janë edhe burim informacioni për nisjen e hetimeve. Marrëdhëniet e mëparshme nuk kanë aty ku duhet, ka pasur ngurrim apo rrjedhje. Kjo ka ardhur nga një sjellje jo profesionale. Do të ketë një koordinator për raportin me median. E rëndësishme është që publiku duhet të informohet në kohë, aq sa lejohet nga sekreti hetimor, por edhe në fund të hetimeve”, tha Kraja.



Skip to toolbar