Hetimet për kompleksin Partizani, Mero Baze: Miti i paprekshmërisë së Berishës u thye

Më të fundit


Në emisionin “Real Story”, në ABC analisti Mero Baze komentoi deklaratat e ish-presidentit të Klubit Partizani Paro Laçi, i cili foli për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Sipas Mero Bazes, dëshmia e tij erdhi në një moment kur ishte i sigurt se drejtësia do të vepronte, ndërsa shton se tashmë në Shqipëri tashmë është thyer miti i paprekshmërisë së ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Pasi zoti Laçi ka shkuar dje në SPAK dhe ka bërë dëshmitë e veta, është e tepërt të analizojmë. Por interesant është se dëshmia e tij ka ardhur një ditë pasi është bërë publik masa e arrestit. Pra është bërë i gjallë në momentin kur është bindur se drejtësia do të vepronte ndaj Sali Berishës. Ka shumë dëshmitarë të tjerë që nuk flisnin se ishin të bindur se drejtësia ishte në duart e tij pasi e kanë provuar. Ashpërsia e Paro Laçit ka të bëjë fiks me datën kur në historinë e Shqipërisë u thyer miti i paprekshmërisë së Sali Berishës”, tha Mero Baze.



Skip to toolbar