Hetimi ndaj Irena Gjokës, KLGJ: Nuk kemi njoftim nga Prokuroria

AKTUALITET


Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet që ajo ka bërë në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016.

Ndonëse nuk ka bërë publik asnjë dokument, mësohet se nga hetimet, Prokuroria e Përgjithshme ka administuar një vendim autentik të autoriteteve greke për dënimin e Irena Gjokës, më 7 korrik 2005 nga Gjykata e Janinës.

Në këtë dokument thuhet se Irena Gjoka, është dënuar për shkak, të tjetërsimit të një vize greke duke i zgjatur vlefshmërinë.  KLGj do të duhet të shqyrtojë nëse gjetjet e Prokurorisë përbëjnë kusht ndalimi për ushtrimin e funksionit publik, bazuar në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Ndryshe nga sa thotë Prokuroria e Përgjithshme, që sipas tyre kanë kryer verifikim, brenda dhe jashtë vendit, gjyqtarja e Posacme, Irene Gjoka, ka mohuar të jetë dënuar ndonjëherë në formularin e dekriminalizmit të vitit 2016.

Sakaq, Kontrolli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar përmes një deklarate duke thënë se nuk kanë njoftim nga Prokuroria.

“Lidhur me njoftimin e sotem te Prokurorise se Pergjithshme lidhur me vendimin e miratimit te rezultateve te verifikimit te thelluar te deklarimeve te bera ne Formularin e Vetedeklarimit date 22.04.2016, per subjektin Irena Gjoka(Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju bej me dije se deri ne oren 20:30 date 20.01.2026 ne adrese te KLGJ-se nuk ka mberritur asnje dokument zyrtar. 

Sapo shkresa e Prokurorise se Pergjithshme te mberrije zyrtarisht, ajo do te administrohet nga Komisioni i Zhvillimit te Karieres ne KLGJ, dhe me pas do te ndiqet procedura perkatese ligjore.”



Skip to toolbar