Hidhet shorti për finalen e ‘Eurovision’, ja kur performon Anxhela Peristeri

Më të fundit


Këngëtarja përfaqësuese e Shqipërisë në Eurovision, Anxhela Peristeri u kualifikua e para për në natën finale të këtij kompeticioni prestigjoz.

Momenti u prit me shumë gëzim nga i gjithë ekipi këngëtares, të cilët po shpresojnë për një fitore. Mirëpo, sot Anxhela ka njoftuar se ajo do të performojë e dyta në finale, pasi në short i ka qëlluar numri dy.

Nata finale e ‘Eurovizion 2021’ do të hapet nga Qiproja me këngëtaren Elena Tsagrinou dhe më pas menjëherë do të jetë përfaqësuesja jonë.

Lista është:

Qipro
Shqipëria
Izraeli
Belgjika
Rusia
Malta
Portugalia
Serbia
Mbretëria e Bashkuar
Greqia
Zvicra
Islanda



Skip to toolbar