Hiperturizmi në Mykonos dhe Santorini, Greqia ndjek “formulën” e Venecias, tarifa për të huajt

AKTUALITET


Hiperturizmi është kthyer në shqetësim për shtetin grek, veçanërisht në zona shumë të frekuentuara nga turistë në gjithë botën, si Mykonos apo Santorini. Fluksi i shumtë i turistëve mund të sjellë dëmtim të karakteristikave të këtyre vendeve, të cilat janë unike, ndaj për të parandaluar këtë qeveria greke po diskuton ndjekjen e të njëjtës “formulë” si Venecia.

Çdo turistë që do të kërkojë të vizitojë Mykonos apo Santorinin do të paguajë një tarifë që të futet në këto dy vende.Sipas një zyrtari qeveritar tarifa“nuk mund të jetë nën 10 euro për Santorinin”.

Sipas mediave greke, gjatë diskutimit të këtij propozimi kishte edhe disa zyrtarë qeveritarë që argumentojnë se duhet të konsiderohet edhe një ndalim i plotë i lundrimeve në ishujt grek.

Ndërkohë pritet të kërkohet një studim i ri për numrin ditor të vizitorëve që mund të përballojë ishulli, ndërsa aktualisht numri ‘tavan’ është 8 mijë. Megjithatë, ka indicie që ky nuk është numri real për shkak ekziston mundësia që në këtë numër të mos përfshihen varkat ditore, të cilat transportojnë edhe turistë në ishull.



Skip to toolbar