Në faqen zyrtare “Tirana International Airport’’ njoftohet se prej ditës së sotme, hiqen të gjitha kufizimet për udhëtimet e shtetasve shqiptarë në Spanjë. Ambasada e Shqipërisë në Madrid shkruan se për të udhëtuar në Spanjë shtetasit shqiptarë duhet të jenë të pajisur me dokumentacionin e vlefshëm të udhëtimit dhe se as testi dhe vaksinat nuk janë të detyrueshme.
Theksohet se nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19. Regjistrimi para udhëtimit bëhet në portalin https://www.spth.gob.es/, 48 orë më pare dhe duhet plotësuar Formulari i Kontrollit Shëndetësor (FCS) i cili gjendet në këtë link:
https://www.spth.gob.es/create-group
Njoftimi i plotë:
? Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Spanjë.
? As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme. Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
? Ju lutem vetëm të plotësoni Formularin e Kontrollit Shëndetësor (FCS), të cilin mund ta gjeni në linkun e mëposhtëm:
https://www.spth.gob.es/create-group (grup/familje)
? Nëse 14 ditët e fundit keni vizituar vende të tjera përpara udhëtimit në Spanjë, ju duhet patjeter PCR i 48 orëve të fundit, vaksinat e miratuara nga EMA apo OBSH, apo vërtetim i autoriteteve shëndetësore që e keni kaluar Covid 19.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport
