Historia e trishtë e balerinës që vdiq nën rrënojat e tërmetit

AKTUALITET


Tërmeti katastrofik me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter ka marrë të paktën 40 jetë njerëzish në Thumanë dhe Durrës. Mes viktimave është edhe Eviola Broshka, 28-vjeçarja që u nxor e pajetë nga rrënojat e hotel “Mira Mare” të Durrësit. Mësohet se e reja punonte si balerinë dhe njihej me emrin e artit si “Evi Kardashian”. Por, ndryshe nga paragjykimet, ajo mbante brenda vetes një histori të trishtë, pasi detyrohej të bënte këtë punë, pasi po donte të mblidhte para për të kuruar nënën e saj të sëmurë.

Të afërmit e saj kanë dërguar informacione dhe mesazhe, ku tregojnë se e reja punonte balerinë dhe me emrin e artit njihej si “Evi Kardashian” dhe e paragjykonin shumë njerëzit për faktin se kërcente në tallava. E afërmja shton më tej në mesazhe se e reja me origjinë nga Elbasani.

“Përshëndetje të gjithë shqiptarëve! Dhimbja është e krejt Shqiptarisë! Zoti është ai që cakton fatet tona. I lutemi zotit që të bëj mrekulli e jo trazira! Dua t’ju informoj mbi vajzën me emrin ‘Evi Kardashian’! Vajza quhet Eviola Broshka nga Elbasani e vetme në Tiranë, pasi ka vetëm të ëmën, e cila është e sëmure! Evi punonte për të kuruar të ëmën, por nuk ia doli dot”, shprehen të afërmit në mesazhin e tyre.



Skip to toolbar