Historia e trishtë e shqiptarit, shkoi në Itali për vjelë ullinj por gjeti vdekjen

AKTUALITET


Mediat italiane kanë shkruar për historinë e trishtë të shqiptarit Emirjan Vukaj i cili gjeti vdekjen më 28-tetor. Nga Shqipëria ai shkoi për të punuar në Itali në fshatin Giovinazzo, si një punëtor bujqësor për të vjelë ullinj dhe mbeti i vdekur në një aksident. Ai ishte duke shkuar për në punë me biçikletë në orën 6 të mëngjesit kur u godit nga një makinë që drejtohej nga një grua. Megjithëse atij iu dha menjëherë ndihma e parë, nuk arriti t’i mbijetonte aksidentit. Emirjan Vukaj ndërroi jetë.

Për t’i ardhur sado pak në ndihmë familjes së tij në Shqipëri për të tërhequr trupin e të ndjerit komuna e Giovinazzo ka parashikuar riatdhesimin e trupit, dhe ka ngritur dhe një fushatë donacioni e quajtur “Ndihma për familjen e Emirjanit”. Kjo fushatë synon të mbështesë gruan e tij dhe fëmijët Arnis, Andreis dhe Amila, kjo e fundit vetëm 6 vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se “ndërgjegjja e secilit prej nesh nuk mund të mos jetë tronditur nga kjo histori e trishtuar, e cila tregon për të huajt që vijnë vetëm për të punuar dhe për të siguruar një të ardhme për ata që kanë mbetur atje, në anën tjetër të detit”.



Skip to toolbar