Historiani Paskal Milo në një intervistë në “Real Story” në ABC News, foli për shtatë prillin, simbolin e rezistencës antifashiste.
Këtë të hënë në Durrës u përkujtua 86-vjetori i rezistencës ndaj pushtimit italian.
Historiani Paskal Milo, u shpreh se SHBA ishte e vetmja ndër Fuqitë e Mëdha që dënuan pushtimin italian.
“Faik Konica i ka bërë një deklaratë që ka dënuar pushtimin dhe i ka cuar këtë protestë apo notë zyrtare me shkrim dhe po në datën 8 prill ka dalë sekretari i shtetit i asaj kohë ku e dënon agresionin, pushtimin italian të Shqipërisë. Është teksti zyrtar, dhe SHBA ishin e vetmja ndër fuqitë e mëdha që mbajti qëndrim kritik ndaj pushtimit. Vetëm kaq. Ka edhe një frazë ku thuhet nuk mund të shkojmë në “Luftë Botërore për Shqipërinë”. Nga Fuqitë e Mëdha përveë qëndrimit kritik që mbajti SHBA, Anglia jo vetëm që heshti, por përkundrazi Britania e mori me të mirë Musolinin, kryeministri i asaj kohe i dërguan Musolinit fjalimit që do mbante”, tha mes të tjerash ai.