Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur më 4 dhjetor, ku u raportua si aksidentale vdekja e një 33-vjeçari.
Sipas bluve të qytetit bregdetar, nga hetimet ka rezultuar se një 35-vjeçar, shok me viktimën Branko shkoza, e ka shtyrë këtë të fundit nga një urë në kanalin e ujërave të zeza dhe si pasojë humbi jetën.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Në kuadër të operacionit të koduar “Kontakti”, u arrestua Majlind Habibi./abcnews.al