Homazhet për nënkomisarin, Basha: S’është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë

AKTUALITET


Kreu i PD-së, Lulzim Basha mori pjesë sot në homazhet e zhvilluar për nder të nënkomisarit Saimir Hoxha, i cili u vra në krye të detyrës ditën e djeshme. Nga Pallati i Kongreseve Basha tha se Policët janë braktisur e poshtëruar dhe e duhet një qeveri që të punojë për ta kundër krimit.

“Jam këtu për t’i dhënë lamtumirë e fundit nënkomisar Saimir Hoxhës. Dua të shpreh solidaritetin dhe mbështetjen time për vëllezërit dhe motrat me uniformë të Saimir Hoxhës që përballen çdo ditë me rrezikun vdekjeprurës të luftës kundër krimit dhe mbrojtjes së ligjit, jetës e sigurisë së çdo qytetari. Sot nuk është dita për të ngritur gishtin e përgjegjësisë, por si drejtues i dikurshëm i tyre ju them se dhimbjen e tyre të përditshme për braktisjen dhe poshtrimin e tyre e ndjej çdo ditë. Unë dhe PD do bëjmë gjithçka që dinjitetin e tyre ta vëmë në vend dhe hapi i parë do të jetë një qeveri në krah të policisë dhe kundër krimit”, tha Basha.



Skip to toolbar