Humb betejën me Covid-19, kantautori i njohur shqiptar, Kujtim Prodani. Ai ishte i shtruar prej disa ditësh në spital, si pasojë e komplikacioneve nga Covid-19.
Lajmin se ndodhej i shtruar në spital i prekur nga koronavirusi, Prodani e dha vetë ndërsa postoi në rrjete sociale foto nga shtrati i spitalit me maskë oksigjeni, ndërsa e konsideronte virusin, një flamë të keqe, ‘flamë’ e cila i mori jetën.