Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesnatën e kaluar në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë.
23-vjeçarja E.E, rreth 23 vjeçe dyshohet se ka humbur kontrollin mbi makinën dhe për pasojë mjeti është përplasur me barrierat e rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
