Një 50-vjeçar, i cili kishte humbur kontaktet me familjarët në Korçë prej tre ditësh, është gjendur i pajetë në lagjen 14 të qytetit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se 50 vjeçari nuk ka komunikuar prej tre ditësh me vëllanë dhe nipin e tij, ndërsa ata janë paraqitur në komisariat për të bërë denoncim.
Pasi policia mbërriti në banesë, e gjeti 50 vjeçarin të pajetë.
Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ndërsa dyshohet që mund të ketë humbur jetën nga arresti kardiak./abcnews.al