Humbi kontrollin dhe përplasi për vdekje dy këmbësorët, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

AKTUALITET


Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mbasditen e djeshme në fshatin Mjedë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke përplasur dy këmbësorët, ku si pasojë humbën jetën shtetasit N. P., 63 vjeç, dhe N. P., 43 vjeç.

Policia Kufitare e Muriqanit ndaloi shtetasin R. Rr., 22 vjeç, banues në Durres, pasi nga verifikimet e kryera në dalje të vendit, rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Durrsit, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

-Me datë 03.01.2025, shtetasi E. M., 55 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin, në lagjen Liria, pranë banesës së tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



Skip to toolbar