Humbi sfidën ndaj Barcelonës, Ronaldo mesazh nga karantina

CORONAVIRUS


Cristiano Ronaldo nuk do të jetë sot në fushë duke humbur sfidën e madhe ndaj Barcelonës, dhe aq më tepër përballjen me Lionel Messin. Portugezi që ka prej dy javësh i infektuar ka rezultuar 3 herë pozitiv dhe nuk ia ka dalë pavarësisht përpjekjeve të ishte sot në fushë.

Gjithsesi ai i ka dhënë forcë dhe kurajo skuadrës dhe bashkëlojtarëve nga karantina. Po ashtu ai njofton se ndihet i shëndetshëm dhe shumë mirë. Duket se sot sfidën e darkës Juventus-Barcelona Ronaldo do e shohë nga televizori si tifoz.



Skip to toolbar