Hynë për të grabitur, por vranë arkitektin italian pranga 3 shqiptarëve

AKTUALITET


Tre shqiptarë janë arrestuar nga Policia italiane për vrasjen e arkitektit e Roberto Mottura, një vit më parë. Arkitekti 50-vjeçar u sulmua gjatë një grabitjeje, e cila ndodhi qershorin e kaluar në shtëpinë e tij në Piossasco, në zonën e Torinos. Të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende me dije, akuzohen se kanë hyrë në shtëpinë ku Mottura jetonte me gruan Laura Lui dhe djalin e tij 12-vjeçar, duke e qëlluar për vdekje.

“Unë me të vërtetë që t’i kenë kapur autorët. Shpresoj kështu për familjen e vëllait tim, për prindërit e mi, për të gjithë ne,” – komentoi vëllai i viktimës, intervistuar nga La Stampa.

Mottura, sipas babait të tij, Attilios, nuk kishte asgjë të vlefshme në atë shtëpi për të vjedhur, duke ngritur edhe dyshime se përse u zgjodh banesa e tij, krahasuar me ato të fqinjëve. Megjithatë këto detaje do të zbulohen nga të arrestuarit, të cilët po merren në pyetje lidhur me ngjarjen. Vrasja ndodhi në katin e parë të ndërtesës, pasi hajdutët kishin hyrë rreth orës 4 të mëngjesit nga dritarja e vilës. Çifti dhe djali i tyre flinin në katin e dytë kur ra alarmi. Sapo dëgjuan zhurmat, të dy zbritën në katin e parë ku edhe gjetën të vdekur Motturan. Jashtë shtëpisë u gjet një çekiç që kriminelët e kishin përdorur për të thyer dritaren dhe për të hyrë në shtëpi.

Kur kishte dëgjuar zhurmën, Mottura zbriti poshtë për të mbrojtur familjen e tij, por njëri nga hajdutët e kishte qëlluar atë me një armë zjarri duke i shkaktuar vdekjen në vend. Më pas, banda ishte arratisur nga e njëjta dritare ku kishin hyrë, pa marrë asgjë nga shtëpia.

Për muaj, hetuesit ndoqën gjurmët e tyre, duke analizuar çdo të dhënë të gjetur në shtëpinë e arkitektit, ku rezultoi se kishin bërë një gabim të vetëm: nuk fikën menjëherë një nga celularët, gjë që solli më pas edhe arrestimin e tyre.



Skip to toolbar