Hyri me forcë brenda bankës në Korçë, arrestohet 38-vjeçari: Nuk e mbaj mend, isha i dehur

AKTUALITET


24-orë pasi tentoi të grabiste një bankë të nivelit të dytë në Korëë, është arrestuar autori 38-vjeçar, Valter Xhelillari.

Mbrëmjen e 21 dhjetorit, rreth orës 22:05, 38-vjeçari ka hyrë me forcë në ambientet e një banke të nivelit të dytë, ku ka qëndruar për disa sekonda dhe është larguar menjëherë sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, pa marrë asgjë.

Përpara uniformave blu ai ka deklaruar që nuk mban mend asnjë nga veprimet e tij.

“Unë kam qenë në gjedje të dehur dhe nuk mbaj mend asgjë”.- mësohet të ketë thënë autori.



Skip to toolbar