Hysaj i dëmtuar, flet agjenti: Turp për Napolin

AKTUALITET


Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj u dëmtua të dielën, duke humbur grumbullimin me përfaqësuesen. Ndërkohë, agjenti i tij, Mario Giuffredi, deklaroi për mediat italiane të hënën, se mbrojtësi dëshiron të largohet. Ai tregon detaje nga merkato e verës, duke u shprehur se Hysaj mbeti në Napoli, vetëm sepse dështuan negociatat. “Ai mbeti për fat të keq sepse ne nuk ishim në gjendje të mbyllnim negociatat”, shprehet agjenti i futbollistit.

Më tej, duke folur për Radio Punto Nuovo, Giffredi është shprehur se: “Roma është një zgjidhje e mirëpritur për futbollistin, nëse jo e para. Pas një viti, kontrata e lojarit me Napolin skadon. Klubi mund ta humbasë atë me parametra zero dhe do të ishte turp, pasi ne kemi një marrëdhënie të shkëlqyer. Ne nuk rinovojmë nëse Napoli është i vetëdijshëm se nuk ka kushte. Besoj se dhe për Hysajn është koha të ndryshojë pas katër vjet e gjysmë, për këtë nuk është nevojshme të diskutojmë sepse mendojmë njësoj”, tha Giuffredi.



Skip to toolbar