Hysni Burgaj në SPAK, thirret për 21 Janarin: Policia zbatoi planin e masave

AKTUALITET


Ish Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

ABC News mëson se Burgaj është thirrur në SPAK për çështjen e 21 Janarit.

“U thirra për 21 janarin. Dhashë saqrime për bashkëpunimin që kemi patur me të gjitha institucionet e tjera, u pyeta dhe kemi zbatuar ligjin. Asnjë urdhër nuk kemi patur për të reaguar. Policia si asnjëherë tjetër në gjithë historinë e saj ka duruar dhunë në ekstrem dhe nuk ka përdorur as armë dhe as dhunë ndaj protestuesve. Arrestet janë ekzekutuar, policia për ekzekutimin e urdhrave nuk ka kohë”, është shprehur Burgaj.

Në kuadër të hetimeve për 21 janarin SPAK ka rregjistruar hetimet për 3 vepra penale duke nisur nga ajo e vrasjes në rrethana cilësuese të kryer në bashkëpunim ndaj dy ose më shumë personave, “kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe ajo e shpërdorimit të detyrës me dyshimin se janë kryer nga ish-funksionarë të lartë shtetërorë.

Vendimi erdhi pasi familjarët e viktimave të 21 janarit i kërkuan gjykatës së lartë që hetimet për zbardhjen e vrasjeve të të afërmve të tyre te ndiqen nga spak me argumentin se të përfshirë në vrasje rezultojnë funksionarë të lartë shtetërorë përfshi ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e brendshëm Lulzim Basha dhe drejtues të lartë të gardës së Republikës.

Procedimi penal është regjistruar për vrasjen e Aleks Nikës dhe plagosjen e tre protestuesve të tjerë, Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa. SPAK rregjistroi hetimet pas zbardhjes së vendimit të gjykatës së lartë dhe asaj të të të drejtave të njeriut me seli në Strasburg. Sipas kësaj të fundit për vrasjet e 21 janarit nuk është zbardhur roli i zinxhirit komandues të Gardës dhe vrasjet janë konsideruar krim shtetëror.

Hetimi i parë çoi si të pandehur Ndrea Prendin dhe gardistin Agim Llupo, që u dënuan nga apeli me 1 dhe 3 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia” ku mbetën të vrarë Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt, por për vrasjen e Aleks Nikës dhe Hekuran Dedës nuk u gjetën autorët.



Skip to toolbar