GJKKO dënon me 4 vite burg Muhamet Mehdi Manollari, i dyshuar se financoi terrorizmin.Manollari akuzohet për financim të terrorizmit për shkak se në vitin 2013 i ka dërguar babait të tij në Siri një shumë prej 864 euro.
“Deklarimin fajtor të të pandehurit Muhamet Mehdi Manollari, për kryerjen e veprës penale “Kryerja e shërbimeve dhe veprimeve me persona të shpallur”, parashikuar nga neni 230/ç i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
Vuajtja e dënimit për të pandehurin Muhamet Mehdi Manollari fillon nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi, në momentin që merr formë të prerë, dhe ky dënim të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme”, thuhet ndër të tjera në njoftimine GJKKO./abcnews.al