I arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Ujka, babai i 53-vjeçarit: Ka qenë në Kosovë

AKTUALITET


Flet babai i Marjan Kolës i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-deputetit Pashko Ujkës. Dedë Kola, 87 vjeç shprehet se djali i tij Marjan Kola mbrëmjen e vrasjes më 29 nëntor ka qenë në Kosovë.

Atje ndodhej bashkë me autorin e dyshuar Kristjan Kelmendi ndërsa thotë se kanë shkuar për qejf për të blerë disa rroba. Dedë Kola shprehet se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen dhe madje thotë se vetëm pak minuta para vrasjes shfaqet në një poligon qitjeje në Kosove ku kanë qëndruar deri në orën 18:20, moment kur ka ndodhur vrasja në Shkodër. 87-vjeçari shprehet se nuk kanë pasur kurrë probleme dhe janë një familje që kanë edhe dëshmor. Po ashtu edhe vëllai i Marjan Kolës, Petrit Kola shprehet se vëllai i tij nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ndodhur pasi Marjan Kola ndodhej në Kosovë më 29 nëntor.

Familjarët e 53- vjeçarit kërkojnë drejtësi dhe lirimin e Marjan Kolës, pasi sipas tyre nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e ish-deputetit.



Skip to toolbar