Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk i ka hequr mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
“Nuk ka një shkak ligjor që kryetarit të Bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati”, u shpreh kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.
Çështja ndaj kryebashkiakut të Kuçovës u shqyrtua pasi Kreshnik Hajdari nuk ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit një dënim në vitin 1999 nga Gjykata e Janinës për kalim të paligjshëm të kufirit.
Kreshnik Hajdari, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e KQZ së bashku me avokatin e tij Theodhori Sollaku, nëpërmjet mbrojtësit të tij ligjor pretendoi se nuk kishte shkak për ndërprerjen e mandatit pasi në vitin 1999 ka qenë i mitur dhe nuk ka patur dijeni për një vendim gjyqësor nga pala greke.
Por për avokatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ligji i Dekriminalizimit është i qartë, që mandati duhetj ndëprerë pasi vendimi i formës së prerë duhet deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, gjë që nuk ka ndodhur.