Një 30-vjeçar me precedentë penal është gjetur i vdekur në Ksamil. Trupi i pajetë i 30-vjeçarit Evis Oruçi u gjet nga familjarët.
Oruçi është një emër i njohur për policinë, pasi ndaj tij ka disa precedent penal për vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike. 30-vjeçari ishte gjithashtu përdorues i lëndëve narkotike.
Ekspertiza mjekoligjore pritet të jap përgjigjen e vdekjes. Në trupin e tij nga hetimet paraprake nuk ka shenja dhune.