I dënuar për dy vrasje, 44-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu në Itali

AKTUALITET


Një 44-vjeçar shqiptar është arratisur nga burgu në Itali, ku po vuante dënimin.

Xhevdet Plaku, i dënuar për dy vrasje, ndodhej në burg në ANkona, për krime të lidhura me trafikun e drogës.

Mediat italiane raportojnë se ai u arratis të enjten duke përfituar nga regjimi i jashtëm i punës. Policia po kryenkërkim në afërsi të zonës, por nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Plaku ishte një i burgosur me sjellje të mirë, dhe priste që për pak muaj të përfundonte dënimin. Megjithatë, kur oficerët e burgut kanë kryer kontrollet rituale, Plaku nuk i është përgjigjur thirrjes.

Më pas alarmi u ngrit menjëherë, teksa policia është vënë në kërkim të tij. Sipas hetuesve, Plaku e kishte planifikuar arratisjen.

Ai u dënua për dy vrasje. E para në vitin 2000, e Sali Rapit në Borghetto Santo Spirito, në zonën e Savonës dhe e dyta, tre vjet më vonë, në Durrrës, ku u kthye për të jetuar.

Plaku ishte gjithashtu në krye të një organizate kriminale që importonte kokainë nga Holanda dhe Belgjika.



Skip to toolbar