I dërguari i SHBA, Witkoff pritet të takohet me Zelenskyn për bisedimet rreth luftës në Ukrainë

BOTA


I dërguari i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të udhëtojë në Gjermani këtë fundjavë për t’u takuar me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqësit evropianë për raundin e fundit të bisedimeve të nivelit të lartë për t’i dhënë fund luftës.

Steve Witkoff, i cili ka udhëhequr përpjekjet e Shtëpisë së Bardhë për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë, do të diskutojë versionin më të fundit të marrëveshjes së propozuar të paqes në Berlin.

Administrata Trump po përpiqet që një marrëveshje të jetë në fuqi deri në Krishtlindje, në këtë mënyrë ka zhvilluar disa raunde bisedimesh me përfaqësuesit ukrainas dhe rusë në javët e fundit. Megjithëse ka pasur pak shenja për një përparim të sigurt të negociatave.Ende nuk është konfirmuar se kush do të jenë liderë evropianë do të marrin pjesë në bisedimet e Berlinit.



Skip to toolbar