I dhanë dy pikë në Festival, reagon Elvana: Arilena nuk është faji yt…

AKTUALITET


Elvana Gjata e përfolur prej ditësh si pretendentja kryesore për të fituar festivalin e këngës në RTSH, doli e dyta në garë për shkak se një nga anëtaret e jurisë, Mikaela Minga e vlerësoi vetëm me dy pikë. Pas zhgënjimit, Elvana gjata ka reaguar për herë të parë duke i uruar suksese fitueses Arilena Ara dhe duke i dhënë një përgjigje edhe jurisë.

“Refuzoj të flas në këto raste, por më duhet ta bëj…

Arilena… nuk është faji yt dhe të uroj me gjithë zemër vetëm sukses! Dua të falenderoj të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen por dhe fansat e rinj Europianë për dashurinë, mbështetjen që më keni dhnënë që ditën që “Me tana” doli!

I kam parë të gjitha sondazhet e ju kam parë të këndoni e kërceni këngën me sytë e mi çdo ditë, e ju pashë dhe në sallë me duart lart!

Ju kam dëgjuar kur thërrisni emrin tim plot zjarr në festivale në Diasporë dhe në Prishtinë, e dëgjova dhe dje në Tiranë si kurrë më parë në jetën time! Zemra plot!

Kam punuar fort e do punoj deri sa të kem frymë! Puna s’më ka hedhur poshtë kurrë, as balta e helmi, me apo pa porosi!

Faleminderit jurisë europiane për vlerësimin maksimal. U gëzova shumë! Dashni me fal as 2 pikëshi Mikaeles s’mundet me ma ndal!”, shkruan Elvana në Instagram.



Skip to toolbar