I dyshuar për korrupsion, pezullohet nga detyra kreu i Prokurorisë së Sarandës

AKTUALITET


SPAK ka kërkuar pezullimin nga detyra të kreut të Prokurorisë së Sarandës, Kledian Llaho.

Prokurori Llaho po hetohet për korrupsion dhe gjykata vendosi pezullimin e tij pas kërkesës së SPAK-ut.

Më 10 janar, ILD ka kërkuar në KLP masë disiplinore për Llahon.

Sipas ILD, Llaho kishte bërë shkelje të rëndë disiplinore dhe kërkuan të caktohet masa e uljes së pagës në masën 40% për një periudhë njëvjeçare.



Skip to toolbar