I ftohti pushton Shqipërinë! Termometri zbret në minus 6 gradë, ngrica dhe erë e fortë

AKTUALITET


Pas një fundjave problematike me reshje shiu dhe dëbore, java ka nisur me pakësim të reshjeve, por me ulje të ndjeshme të temperaturave. Sipas meteorologeve termometri do të zbresë në minus 6 gradë celsius, ndërsa era do të jetë e fortë dhe problematike.

“Rënie të temperaturave në zonat malore, termometri do të zbresë në minus 6 gradë celsius.  Në mesditë maksimumi do të arrijë në 8 gradë celsius në rang territori. Era do të jetë problematike dhe fortë me drejtim verilindor. Mbeten prezentë reshjet e pakta të dëborës në veri, reshje të konsiderueshme në zonat jugore. Që mbrëmë ka vijuar rënia e temperaturave në minus 5 dhe minus 6 në zonat veriore, në zonat jugore në minus 3. Prezencë të shiut në zonat perëndimore”.

Problematike gjatë ditës së sotme dhe javës do të jenë edhe ngricat të cilat do të zbresin në 100 metra lartësi.

“Reshje dëbore në veri në formë e flokëve të dëborës i afrohen lartësive 300-400 metra nga nivelin e detit. Problematika gjatë ditës së sotme dhe gjatë javës janë ngricat që zbresin në 100 metra lartësi për zonat veriore dhe Edhe shumë pranë bregdetit kemi ngrica, në pjesën tjetër të territorit zbresin në 300 metra lartësi”.

Porja theksoi se zonat problematike ku maksimumi i temperaturave do të jetë zero gradë janë: Bajram Curri, Hasi, Puka, Bulqiza, Devolli dhe Kolonja. Në pjesën tjetër maksimumi do të jetë 7-8 gradë.

Edhe gjatë kësaj jave sipas meterologes Porja, moti do të jetë i acartë dhe me ngrica, ndërsa trashëia e borës do të arrijë mbi një metër.



Skip to toolbar