I jepet lamtumira e fundit ish-sekretarit të Shtetit Colin Powell

BOTA


Presidentët amerikanë, të kaluar dhe aktuali, janë bashkuar me republikanët dhe demokratët e tjerë në kujtimin e ish-sekretarit të shtetit Colin Powell, të cilit iu dha lamtumira e fundit.

84-vjeçari vdiq nga komplikimet e Covid muajin e kaluar, shkruan BBC.

Funerali i Powell u mbajt në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit. Në këtë ceremoni mortore nuk morën pjesë ish-presidentët Bill Clinton, Jimmy Carter dhe Donald Trump.

Në funeralin e 84-vjeçarit morën pjesë presidenti Joe Biden,  Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, ish-presidentët Barack Obama e George W. Bush dhe ish-sekretaret e shtetit Hillary Clinton dhe Condolezza Rice si dhe dhe ish-zonjat e para Michelle Obama dhe Laura Bush.

Vdiq nga COVID-19, përcillet me funeral shtetëror Colin Powell (FOTO)

Colin Powell kreu disa funksione gjatë karrierës në politikën dhe ushtrinë amerikane. Në vitet 2001-2005 ai shërbeu si Sekretari i Shtetit gjatë presidencës së George W.Bush. Më herët ai ishte shef i Komandës së Forcave Amerikane në vitet 1989-1993. Gjithashtu, Powell shërbeu si këshilltar për Sigurinë Kombëtare në vitet 1987-1989. Gjatë karrierës ushtarake, ai mori pjesë në pushtimin e Panamasë në vitin 1989, Luftën e Gjirit Persik 1990-1991 dhe pushtimin e Irakut në vitin 2003. Ai është afro-amerikani i parë që mbajti postin e Sekretarit të Shtetit.

Vdiq nga COVID-19, përcillet me funeral shtetëror Colin Powell (FOTO)

Ai vuante nga mieloma, sëmundje kanceroze e plazmës në gjak. Për shkak se ishte infektuar me COVID-19, ai vdiq nga ndërlikimet në shëndet në 18 tetor. Shumë figura të politikës dhe shtetit shqiptar përcollën mesazhe ngushëllimi për ndarjen e tij nga jeta. Kujtojmë që Colin Powell vizitoi Shqipërinë në 2 maj 2003.



Skip to toolbar