Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Radhimës. Aksioni është shoqëruar me përplasje mes banorëve dhe policisë.
Banorët kanë kundërshtuar ndërhyrjen e fadromave për të shembur objektet e tyre, ndërsa nuk kanë munguar përplasjet fizike mes tyre.
“S’i kemi me lekë droge dhe hashash. I kemi me gjak e djersë”, i drejtohet një prej banorëve forcave të policisë, të cilat janë në një numër të shtuar. Ndërkohë, një tjetër kërcënon policinë se do t’i vrasë. “Për ça vini këtu?! Na degjeneruat, do t’ju vrasim”.
Kujtojmë se përgjatë bregdetit të Vlorës prej disa kohësh vijon aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje, duke hasur kështu edhe në kundërshtinë e banorëve.