Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duket i vendosur që të mos japë dorëheqjen nga drejtimi i kësaj force politike, pas humbjeve ne zgjedhjet e 25 prillit.
Të gjithë demokratëve që i kërkojnë dorëheqjen e tij, Basha iu përgjigj me një fjali për mikrofonin e Report Tv. “Beteja do të vijojë deri në fitore”, tha Basha.
Situata brenda PD-së nuk është shumë e qetë që pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, që pasohet nga disa humbje të tjera të kësaj force politike nën drejtimin e Lulzim Bashës. Para selisë blu janë zhvilluar protesta nga demokratë të zhgënjyer të cilët kërkojnë largimin e Bashës dhe hapjen e partisë dhe debatit politik brenda saj
Me herët Edith Harxhi, Endira Bushati, Bujar Nishani, I bsen Elezi, Bislim Ahmetaj, Arben Imami, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Pirro Ahmetaj dhe Endrit Hoxha përmes një deklarate janë shprehur se Lulzim Basha ka dëmtuar opozitarizmin në vend duke e lënë atë në dorën e Ramës.