Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 45-vjeçar pasi ka goditur me grusht për shkak të detyrës një punonjës policie. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet L. V., 45 vjeç, banues në Mirditë.
Patrulla e Policisë i ka kërkuar 45 vjeçarit që të lëvizte makinën që e kishte ndaluar në rrugë duke penguar qarkullimin e mjeteve të tjera por 45-vjeçari ka kundërshtuar me dhunë duke goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë.
45-vjeçari i cili është arrestuar në kushtet e flagrancës do të përballet në gjyq me akuzën e veprës penale “Goditje për shkak të detyrës”, për të cilën parashikohet dënim deri në 5 vite burg.
Ndërkohë Policia Rrugore e Lezhës ka vënë në pranga 4 shtetas për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur si dhe një shtetas është proceduar në gjendje të lirë.